Të gjitha Kategoritë

Politika e Privatësis

Përditësuar: Shkurt 2026

 

Treguu.com (në vijim “Treguu”, “ne” ose “në”) është një platformë e pavarur e shpalljeve. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioritet për ne. Kjo politikë shpjegon se si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja.


 

1. Përgjegjësi për përpunimin e të dhënave

 

Përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale është:

Treguu.com  
Kontakt: info@treguu.com  
ose përmes formularit të suportit


 

2. Ligji i zbatueshëm

 

Për përdoruesit në Bashkimin Evropian dhe në Kosovë zbatohet Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Për përdoruesit jashtë këtyre rajoneve zbatohen ligjet përkatëse kombëtare për mbrojtjen e të dhënave.

Nëse në të ardhmen Treguu operohet nga një kompani me seli në Zvicër, zbatohet gjithashtu Ligji Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave (revDSG).


 

3. Gjuha e shpalljeve

 

Treguu është i disponueshëm në disa gjuhë (p.sh. shqip, gjermanisht).
Megjithatë, shpalljet lejohen të publikohen vetëm në gjuhën shqipe.


 

4. Cilat të dhëna mbledhim

 

Ne mbledhim të dhëna personale kur ju:

a) Krijoni ose përdorni një llogari përdoruesi:

  • Emri

  • Adresa e emailit

  • Numri i telefonit (opsional)

  • Vendndodhja (rajoni/qyteti)

  • Foto profili (opsionale)

 

b) Hyni përmes rrjeteve sociale (Facebook, Google, Apple)

Nëse përdorni Facebook Login, Google Login ose Apple Sign-In, ne marrim – sipas autorizimit tuaj – këto të dhëna:

  • Emri publik i profilit

  • Adresa e emailit

  • Foto e profilit (opsionale)

  • ID e përdoruesit (Facebook-ID / Google-ID / Apple-ID)

Ne nuk kemi qasje në:

  • listën e miqve

  • përmbajtje private

  • postime

  • kontakte

Duke përdorur këto metoda hyrjeje, ju pranoni këtë politikë privatësie.


 

5. Qëllimi i përpunimit të të dhënave

 

Të dhënat tuaja përpunohen vetëm për:

  • funksionimin dhe përmirësimin e platformës

  • krijimin dhe menaxhimin e llogarive të përdoruesve

  • komunikimin mes blerësve dhe shitësve

  • parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve

  • shërbimin ndaj klientit dhe suportin

  • përmbushjen e detyrimeve ligjore


Përpunimi i të dhënave personale bazohet në:

– Nenin 6 paragrafi 1 pika b të GDPR (përmbushja e kontratës dhe përdorimi i platformës)  
– Nenin 6 paragrafi 1 pika f të GDPR (interes legjitim, p.sh. siguria, parandalimi i mashtrimeve)  
– Nenin 6 paragrafi 1 pika a të GDPR (pëlqimi i përdoruesit, p.sh. për cookies ose të dhëna opsionale)


 

6. Përdorimi i sistemit të mesazheve (Chat)

 

Treguu mundëson komunikim privat mes përdoruesve.

Rregullat:

  • Mesazhet nuk janë publike

  • Dokumentet (foto) lejohen vetëm për qëllime blerjeje ose shitjeje
  • Reklamimi, spam-i, përmbajtjet politike dhe përmbajtjet e paligjshme janë të ndaluara

 

Treguu nuk monitoron në mënyrë aktive ose të vazhdueshme bisedat private mes përdoruesve.

Kontrolli i komunikimeve bëhet vetëm:

 

  • në rast dyshimi konkret për mashtrim ose shkelje serioze të rregullave  
  • ose pas një raportimi nga një përdorues tjetër  

dhe vetëm në masën e nevojshme për sqarimin e rastit dhe zbatimin e rregullave të platformës.

 

Çdo ndarje e të dhënave personale ose dokumenteve sensitive bëhet nën përgjegjësinë e vetë përdoruesve.

Në rast shkeljesh, ne kemi të drejtë:

  • të bllokojmë mesazhe

  • të fshijmë shpallje

  • të mbyllim përgjithmonë llogari përdoruesish


7. Dhënia e të dhënave palëve të treta

 

Gjatë përdorimit të funksionit të ofertave, të dhënat e përdoruesit (si vlera e ofertës, koha dhe identifikimi i përdoruesit) përpunohen për të mundësuar komunikimin ndërmjet palëve.

 

Këto të dhëna përdoren vetëm për funksionimin teknik të platformës dhe nuk shpërndahen tek palë të treta, përveç rasteve të kërkuara me ligj.


 

8. Dhënia e të dhënave palëve të treta

 

Ne i ndajmë të dhënat vetëm kur është e nevojshme:

 

  • Stripe (për pagesa)

  • Ofrues teknikë (hosting, mirëmbajtje, siguri)

  • Meta Platforms Inc. (Facebook Login)

  • Google LLC (Google Login)

  • Apple Inc. (Apple Sign-In)

  • Autoritete shtetërore, vetëm nëse kërkohet me ligj

  • Ruajtja e imazheve (Backblaze B2)
    Për ruajtjen dhe shpërndarjen e imazheve përdorim shërbimin Backblaze B2 (Backblaze Inc., SHBA / qendra të të dhënave në BE). Gjatë thirrjes së këtyre imazheve mund të përpunohen adresa IP.

 

Ne nuk shesim dhe nuk japim me qira të dhëna personale.

Transferimi i të dhënave në shtete jashtë Bashkimit Evropian (p.sh. SHBA) mund të ndodhë përmes shërbimeve të Meta, Google ose Apple dhe kryhet vetëm në përputhje me mekanizmat mbrojtës të parashikuar nga GDPR (p.sh. klauzola standarde kontraktuale).


 

9. Ruajtja dhe fshirja e të dhënave

 

Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për funksionimin e platformës.

Përdoruesit mund:

 

  • të fshijnë vetë llogarinë nga profili

  • ose të kërkojnë fshirjen përmes suportit

 

Pas fshirjes, të gjitha të dhënat personale hiqen përgjithmonë, përveç rasteve kur ligji kërkon ruajtje.


 

10. Të drejtat e përdoruesve

 

Ju keni të drejtë të:

 

  • kërkoni qasje në të dhënat tuaja

  • korrigjoni të dhëna të pasakta

  • kërkoni fshirjen e të dhënave

  • kufizoni përpunimin

  • kërkoni transferimin e të dhënave

  • kundërshtoni përpunimin

 

Për këto kërkesa, na kontaktoni përmes formularit të suportit: Kontakt


 

11. Politika e Cookies 

 

Ne përdorim cookies për:

 

  • funksionimin teknik të platformës

  • përmirësimin e përvojës së përdoruesit

 

1. Çfarë janë cookies?

Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj për të mundësuar funksione të caktuara të faqes së internetit.


2. Çfarë cookies përdorim?

Ne përdorim këto lloje cookies:

 

a) Cookies të domosdoshme
Janë të nevojshme për funksionimin e saktë të faqes (p.sh. hyrja në llogari, siguria, gjuha).

 

b) Cookies funksionale
Përmirësojnë përvojën e përdoruesit (p.sh. ruajtja e cilësimeve).

 

c) Cookies analitike dhe statistikore (opsionale)
Na ndihmojnë të analizojmë dhe përmirësojmë përdorimin e faqes.


3. Cookies nga palë të treta

Gjatë përdorimit të:

 

  • Facebook Login

  • Google Login

  • Apple Sign-In

  • ofruesve të pagesave (Stripe)

mund të vendosen cookies nga palë të treta.

 

Këto i nënshtrohen politikave të privatësisë të ofruesve përkatës.


4. Menaxhimi i cookies

Ju mund t’i:

  • fshini

  • bllokoni

  • kufizoni

cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.

 

Çaktivizimi i cookies mund të ndikojë në funksionimin e disa pjesëve të faqes.


5. Pëlqimi

Cookies jo të domosdoshme (analitike dhe statistikore) përdoren vetëm pas dhënies së pëlqimit të shprehur nga përdoruesi.

Ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë përmes cilësimeve të cookies.


6. Ndryshimet në politikën e cookies

Kjo politikë cookies mund të përditësohet në çdo kohë.
Versioni aktual është gjithmonë i disponueshëm në faqen tonë të internetit.


 

12. Siguria e të dhënave

 

Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Megjithatë, nuk mund të garantojmë siguri absolute.


 

13. Facebook-, Google- dhe Apple-Login (Meta, Google & Apple APIs)

 

Treguu ofron hyrje përmes Facebook, Google dhe Apple.

Parimet:

 

  • Mblidhen vetëm të dhënat e nevojshme (emër, email, foto profili, ID përdoruesi)
  • Nuk përdoren për reklama
  • Nuk shpërndahen tek palë të paautorizuara
  • Lidhja mund të shkëputet në çdo kohë nga llogaria e përdoruesit

 

 

Më shumë informacion:

Facebook (Meta):

https://www.facebook.com/about/privacy

Google:

https://policies.google.com/privacy

Apple:

https://www.apple.com/legal/privacy/


 

14. Ndryshimet në këtë politikë

Kjo politikë privatësie mund të përditësohet në çdo kohë.
Versioni aktual është gjithmonë i disponueshëm në faqen tonë të internetit.

A keni më shumë pyetje? Na kontaktoni
Bëhu pjesë e Treguu Regjistrohu
Përdorues i paregjistruar
Përshëndetje wave
Mirësevini!